“Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë”, Meta premton “uragan”: Proces i pandalshëm

schedule12:54 - 15 Gusht, 2022

schedule 12:54 - 15 Gusht, 2022

Ilir Meta në një konferencë me gazetarët ditën e sotme ka hedhur akuza ndaj qeverisë për sa i përket ndërtimit të portit turistik në Durrës dhe porit të ri tregtar.

“Ne kemi një Kushtetutë dhe objektiva shumë të qarta për të ardhmen.”

Kështu u shpreh ish-Presidenti, i cili theksoi se kryeministri Rama i ka bërë llogaritë në mënyrë të gabuar dhe e paralajmëroi se do jetë ai përgjegjës për këtë aferë.

Meta: Rruga e transparencës mund të qetësojë këtë situatë, ndryshe Rama i ka llogaritur keq pasojat e kësaj aventure të re. Do të jetë ai përgjegjës edhe ndaj atyre që e kanë shtyrë në këtë aferë shumë të rrezikshme.

Shqipëria po kërkon investitorë të huaj, të cilët të sjellin paratë në Shqipëri e të përfitojnë kështu shtetësinë shqiptare. Për këtë, Qeveria ka vendosur sipas kësaj VKM-je që një pjesë e procedurave të jepen me koncesion. Shteti shqiptar do të ruajë ekskluzivitetin e vendimmarrjes.

Por a përbën kjo rrezik për sigurinë dhe financat?

Meta: Nëse do merremi çdo ditë me skandalet që prodhon qeveria merremi. Por ky është qëllimi i kësaj qeverie, që të zhvendosim vëmendjen nga çështjet prioritare dhe problemet e vërteta të Shqipërisë. Kjo është në vazhdën e kësaj logjike, që të ikin shqiptarët dhe ne të sjellim këtu njerëz të pasur. Ata të vijnë dhe t’i blenë të gjitha pronat e shqiptarëve dhe ose t’i kthejnë në skllevër ose t’i përzënë jashtë si emigrantë. Këto janë skenarë që nuk do të funksionojnë.

Ndërsa i pyetur nëse do të jetë i pranishëm në protestat e paralajmëruara nga Sali Berisha, Meta tha se zgjimi i popullit do të jetë i pandalshëm, duke premtuar kështu një “uragan” opozitar.

Meta: Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. Për fat të mirë, ky është një zgjim i pandalshëm. Ne do bashkëpunojmë me çdo forcë opozitare dhe grup interesi. Ky është një proces i pandalshëm dhe këtë e di vetë Edi Rama. këto borxhe ku i ka futur dhe synon të fusë shqiptarët do t’i paguajë ai dhe shpura e tij.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!