Përleshja, reagon Conte: Mos të flasim, është mes meje e Tuchel!

schedule22:18 - 14 Gusht, 2022

schedule 22:18 - 14 Gusht, 2022

Antonio Conte e ka shmangur sherrin me Thomas Tuchel në deklaratën e dhënë pas ndeshjes me Chelsea, që përfundoi 2-2.

“Unë mendoj se është më mirë të flasim për ndeshjen, pasi ajo që ndodhi mes meje dhe Tuchel, është diçka e jona.

Ishte një ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari shumë të fortë, megjithatë ne bëmë maksimumin për të qëndruar në lojë deri në fund dhe u shpërblyem me atë gol që na dha një pikë.

Jemi të vetëdijshëm që na duhet ende shumë punë për të rivalizuar me kundërshtarë si Chelsea. Tërheqja prej flokësh e Romeros ndaj Cucurellës? Nuk e kam parë!”, deklaroi trajneri italian. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!