Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Depay gjithmonë e më shumë bardh e zi, zbulohet shifra modeste

schedule20:44 - 14 Gusht, 2022

schedule 20:44 - 14 Gusht, 2022

6 milionë euro për dy sezone. Ky ështe premtimi që i ka bërë Juventusi sulmuesit holandez të Barcelonës, Memphis Depay.

I dalë jashtë projektit të Xavit, Barcelona kërkon ta largojë pa i paguar asnje qindarkë por bomberi tulipan duket se nuk e pranon këtë propozim pa arkëtuar me parë diçka nga prishja e kontratës.

Gjithsesi, sulmuesi dhe bardhezinjtë parimisht kanë rënë dakort që të nënshkruajnë menjëherë nëse Depay largohet nga katalanasit dhe kartoni i tij nuk do të kushtojë asnjë qindarkë.



Depay është një objektiv i vjetër i bardhezinjve dhe duket se ky është momenti ideal për ta transferuar në Torino pas dështimit të pistës “Morata”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!