Thomas Tuchel, në një intervistë të gjatë për “Sky Sports”, shpjegoi se çfarë shkoi keq me Romelu Lukaku, i cili u rikthye te Interi dhe madje shënoi ditën e djeshme në debutimin e Serie A.
“Periudha e tij këtu ishte zhgënjyese, por edhe për veten time për sa i përket performancës. Një pjesë të përgjegjësisë e kam unë, nuk mund t’ia hedh të gjithë fajin Romelut.
Do të isha i lumtur ta provoja edhe një herë por Lukaku vendosi ndryshe, pronari i klubit ia dëgjoi fjalën dhe ne gjetëm zgjidhjen”, është shprehur tekniku gjerman./h.ll/abcnews.al