Theophilus Solomon do të vazhdojë të luajë në Kosovë, pasi ka firmosur me skuadrën e Gjilanit pas largimit nga Ballkani kampion i sezonit të shkuar.
“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon. Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite.
Solomon vjen nga radhët e FC Ballkanit, ekip me të cilin u shpall kampion në edicionin e fundit të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Solomonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”, njofton Gjilani. / abcnews.al