Familjarët e Ervis Martinajt prej ditës së djeshme kanë bërë kallëzim në polici se kanë humbur kontaktet me të shumëkërkuarin e drejtësisë.
Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për akuzën e rrëmbimit të personit, për 40-vjeçarin pas kallëzimit të bërë nga nëna dhe xhaxhai se kanë humbur kontaktet me të prej 3 ditësh.
Sipas News 24, dyshimet për rrëmbim janë referuar nga Policia e Lezhës.
Në këtë mënyrë prokuroria ka mundësi të kryejë veprime hetimore, pasi në rastin e një të shumëkërkuari nuk ka largim nga banesa.
Në rastin konkret policia veç kallëzimit të xhaxhait Faik Martinaj nuk ka prova të tjera në lidhje me ngjarjen./Abcnews.al/