Europa Jugore në mëshirën e zjarreve

schedule10:43 - 12 Gusht, 2022

schedule 10:43 - 12 Gusht, 2022

Edhe këtë vere, Europa është në mëshirën e ndryshimeve klimatike. Sipas eksperëtëve të Bashkimit Europian, kjo është thatësira më e keqe në 500 vitet e fundit, dhe situata vazhdon të përkeqësohet.

Britania pritet të shënojë sërish temperatura të larta, në 4 ditët e ardhshme, me vlera që shkojnë në 33 gradë celcius. Met Office ka lëshuar ditën e ndjeshme një alarm portokalli, i cili do të jetë në fuqi deri në mesnatën e së dielës.

Ekspertët paralajmëruan se vala e të nxehtit të kësaj jave mund të shkaktojë më shumë viktima se ajo e korrikut. Gjatë valës së të nxehtit të korrikut, 948 persona vdiqën në Britani dhe Uells, raporton abcnews.al.

Në Francën jugperëndimore, zjarret në pyje janë ndezur në rajonin e Gironde, duke djegur më shumë se 60,000 hektarë tokë. Flakët dogjën gjithashtu 16 shtëpi dhe detyruan mijëra banorë të zonës të evakuoheshin. Disa prej tyre u ngjitën në çatitë e shtëpive të tyre, për t’i shpëtuar flakëve.

Që nga fillimi i vitit në Spanjë janë djegur 2 milionë hektarë tokë. Më shumë se një mijë zjarrfikës janë përpjekur për të vënë në kontroll flakët, të ndihmuar nga mjetet ajrore.

Shërbimi zjarrfikës i Girondës njoftoi megjithatë se zjarret ishin jashtë kontrollit dhe ishin përhapur në departamentin e Landes. Zjarret janë përhapur gjithashtu në Loser dhe Aveyron në Francën jugore, si dhe në Luginën e Loire, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme në vreshta.

Në Portugali, 1200 zjarrfikës dhe tetë avionë janë përpjekur të shuajnë një zjarr në rajonin malor të Covilha, 280 km larg kryeqytetit të Lisbonës. Flakët dogjën më shumë se 30,000 hektarë tokë që nga e shtuna, raporton abcnews.al.

Në të njëjtën kohë, në Spanjën fqinje, zjarrfikësit po luftonin me flakët në veriperëndim të vendit, me më shumë se 80,000 hektarë të kthyer në hi në Galicia.

Sipas informacioneve, shumica e zjarreve janë shkaktuar nga zjarrvënia. Që nga fillimi i vitit, zjarret në pyje kanë djegur 2 milionë hektarë tokë në Spanjë, sipas të dhënave të mbledhura nga sateliti europian Copernicus.

Vapa e zgjatur dhe mungesa e shiut po krijon imazhe apokalipsi në lumenjtë europianë. Niveli i Rhine ka rënë në mënyrë dramatike, duke shkaktuar vonesa të shumta në transport dhe duke rritur kostot e transportit.

/abcnews.al