Muri në Trieste u ndërtua në vitin 1903 për të ndarë gratë dhe burrat në plazh. Është 3 metra i gjatë dhe ndodhet në plazhin e quajtur “El Pedocin”. Çiftet janë “divorcuar” për një moment dhe shijojnë ujërat e pastër vetëm.
Për shkak të kësaj ndarje gjinore, gratë kanë mundësinë të diskutojnë për tema për të cilat burrat e tyre nuk janë të interesuar. Burrat kanë gjithashtu mundësinë të flasin për sportin dhe tema të tjera që normalisht nuk mund t’i referohen para grave të tyre.
Ky plazh ka historinë e tij. Ekzistenca e këtij plazhi është e jashtëzakonshme, pasi ndërthur elementë nga e kaluara. Çiftet, të cilët janë të lidhur ligjërisht, nuk kanë mundësi të shijojnë ujërat së bashku për arsye “etike”.
Ky mur mund të konsiderohet konservator, por është arsyeja pse shumë njerëz të ndryshëm kanë mundësinë të notojnë edhe veçmas nga gjysma e tyre.
Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, plazhi “El Pedocin” është një përzierje e kulturave, të krishterëve dhe myslimanëve që notojnë së bashku.
Trieste është një qytet me rëndësi të madhe, pasi shtrihet në një pjesë shumë të rëndësishme të vendit. Qyteti shpesh mendohej të ishte një “kufir” midis Evropës dhe Ballkanit. /abcnews.al/