Kjo është ndërhyrja më e zakonshme estetike për gratë dhe për burrat

schedule18:13 - 11 Gusht, 2022

schedule 18:13 - 11 Gusht, 2022

Ndërhyrja estetike në hundë është operacioni më i zakonshëm që kryhet si nga gratë, ashtu edhe nga burrat.

Hunda zë zonën qendrore të fytyrës dhe për këtë arsye ndikon shumë në imazhin tonë për sa i përket estetikës së saj.

Është ndoshta e vetmja zonë e trupit që nuk është e mbuluar apo e kamufluar në asnjë mënyrë, edhe në epokën e sotme të maskave mbrojtëse për koronavirusin e ri.

Të vogla apo të mëdha, papërsosmëritë e hundës tërheqin vështrimin e bashkëbiseduesit tonë drejt tyre, duke shkaktuar shqetësime të justifikueshme.

Korrigjimi i defekteve është relativisht i lehtë dhe i padëmshëm, gjë që lehtëson vendimin për t’iu drejtuar përmirësimit kirurgjikal.

Rinoplastika është ndoshta procedura më e zakonshme estetike e kryer në të dyja gjinitë.

Historia e rinoplastikës është relativisht e shkurtër. Me përjashtim të raporteve të izoluara të rezultateve të dyshimta, rinoplastika u vendos në praktikën kirurgjikale gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

Praktika e asaj kohe karakterizohej nga operacione të mundimshme, me ecuri të dhimbshme dhe të gjatë postoperative dhe me shkallë të lartë rezultatesh të padëshirueshme. /abcnews.al