40 familje në fshatin Dragostunjë të Librazhdit prej vitesh vuajnë mungesën e ujit për vaditje. Banorët tregojnë se prodhimet këtë vit u janë tharë pasi nuk kanë patur mundësi ti vadisin. Ata thonë se janë ankuar, por askush nuk i ka dhënë përgjigje si do zgjidhet problemi tyre.
Fermerët kanë mbjellë misër, por sado që janë përpjekur ta vadisin me mjete rrethanore, nuk ia kanë dalë dot të shpëtojnë prodhimet e veta.
“Erdhën për të sjell ujë të pijshëm. Jemi tharë komplet. I kemi shkulur komplet”, thotë një nga banorët.
“300 vjecar si kanal nuk kemi asnjë pikë uji. S’po mbjellim dot nje spec. Uji është kryesor. Po nuk patëm ujë pse jetojmë këtu.”
“Kryetari i bashkisë ka qenë këtu po s’na ka dhënë asnjë zgjidhje. Ne duam ujë asgjë tjetër”, thonë banorët.
“Duket si janë bërë pemët, jonxha. Pikën e ujit s’e ka fshati. I kemi bërë letër Tiranës, asnjë përgjigje nuk marrim.”
Në lagjen Mërqizë të fshatit Dragostunjë jetojnë 40 familje, të cilat çdo ditë përballen me këtë problem.