Një bujë e madhe është shkaktuar nga një video e publikuar në internet ku shihet një grua e moshuar duke sulmuar një qen në fshatin Chrysavgi në komunën e Lagada, në Selanik .
Në videon e postuar nga një grua katër ditë më parë, shihet qeni i shtrirë i rraskapitur në trotuar jashtë një shtëpie, me sa duket për shkak se aty kishte hije. Papritur shfaqet një grua e moshuar me një shkop me tre këmbë dhe pasi i është afruar qenit, ajo e hedh bastunin drejt tij , me sa duket me qëllimin për ta frikësuar.
Qeni shihet papritur duke u dridhur dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes. Ashtu siç ishte e arsyeshme, kjo video e cila më pas u postua nga disa llogari në rrjetet sociale, shkaktoi reagime të shumta negative nga qytetarët dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve, të cilët kërkuan në komentet që gruaja që e ka regjistruar të bëjë denoncim në polici, me qëllim dënimin e të moshuarës për veprën e saj.
Sipas informacioneve të protothema.gr, një banore e zonës së Lagadës, e panjohur nëse është gruaja që publikoi videon e parë, ka bërë padi ditën e djeshme në Drejtorinë e Policisë së zonës dhe ndaj të moshuarës, 75 vjeç, është ngritur një çështje për shkelje të legjislacionit për mirëqenien e kafshëve shtëpiake. Dosja pritet t’i kalojë prokurorit kompetent dhe rasti ka marrë rrugën e drejtësisë.
/abcnews.al/