Ky është gabimi më i zakonshëm që bëni me kafenë në verë

schedule05:42 - 11 Gusht, 2022

schedule 05:42 - 11 Gusht, 2022

Shumica e njerëzve e ruajnë kafenë në një enë hermetike dhe e vendosin në banakun e kuzhinës ose në një dollap. Megjithatë, ka të shumtë, sidomos në verë, që e vendosin kafenë në frigorifer. Ata besojnë se në këtë mënyrë mund ta ruajnë më gjatë, sidomos gjatë verës.

E vërteta është se që në momentin që e hapni kafen, për të mos humbur aromën e saj, ajo duhet të ruhet në një vend me hije dhe të freskët, sidomos gjatë stinës së nxehtë. Dhe për këtë arsye, shumë njerëz zgjedhin zgjidhjen e frigoriferit, shkruan abcnews.al.

Por, frigoriferi nuk është idealja nëse nuk bëhet në mënyrën e duhur. Temperaturat e ftohta të frigoriferit ndikojnë gjithashtu në aromën e saj, ndaj është mirë që ta shmangni si zgjidhje. Është mirë të blini pako të vogla kafeje që të mos zgjasë shumë kohë për tu konsumuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!