Partia e Lirisë nxjerr dokumentet, inceneratori i Tiranës mori 16 mln dollarë kredi në bankë duke lënë peng pronat publike

schedule12:25 - 9 Gusht, 2022

schedule 12:25 - 9 Gusht, 2022

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseda Shehaj ka bërë sot publike në një konferencë për medie dokumente që faktojnë se kompania e inceneratorit në Tiranë  ka marrë kredi me vlerë 16 milionë euro. Sipas dokumenteve pronat publike janë vendosur si kolateral.

Briseida Shehaj: Dua tju tregoj faqen nr 19 të kontratën kon për inceneratorin e Tiranës, këtu nis gjithçka. Kompania ka të drejtë të lërë garanci, peng, kolateral, për të marrë kredi në bankat e nivelit të të, dhe jo vetëm prona që i është dhënë koncension por dhe sheshet dhe rrugët e kalimit për të shkuar të prona. Nga kjo faqe, nis gjithçka. Kompania e Tiranës ka marrë 8 kredi, e fundit prej 8 Mln eurosh në nëntor të 2021, kanë një shumë të mbetur rreth 16 mln dollarë. Bankat kanë qenë shumë në rregull dhe nuk do citojmë asnjë. Këtu është një kontratë 1 mln dollarë, tjetra 2 mln, tjetra 1.5 mln euro, tjetra 2.5 mln dollarë, 305 mln kjo kontratë, ka dhe disa anekse të tjera. Në 22 maj të 2020 kompania e inceneratorit te Tiranes përfitoj donacion dhe kredi me garanci sovrane kur dijet që ajo kompani ka punuar dhe ska pushuar akitivitetin që të përfitonte pagat, 25 mln lekë të vjetra ka përfituar inceneratorit te Tiranes. Mirë paratë që merr nga bashkia, nga buxheti, AZHBR por do paguajmë edhe këtë ne tani. Kjo është kredia me e madhe që kanë marrë ata, 8 mln euro.

Çfarë ndodh? Që të merrej kjo kredia bëhen këto dy shkresa, i drejtohen bashkisë së Tiranes dhe , ministria e Infrastrukturës, në të dyja shkresat kompania e vë në dijeni dhe kërkon miratimin, dtaa 1 nëntor, ministria e Infrastrukturës i thuhet informoni bankën që do e lëmë peng pronën te kjo bashkë, dhe të gjitha të ardhurat e bashkisë do kalojnë te kjo bankë, dhe thuhet që të japin njoftim se kanë marrë shkresën, pra bashkia ka dhënë dhe njoftim.

Në datën 7 dhjetor banka i drejtohet kompanisë duke thënë se këstin e fundit, 1mln, euro, i thotë nuk ta jap dhe të kam vendosur të mos disbusoj shumën e mbetur, si kusht, deri sa kompania të na mundësojë konfirmim zyrtar nga SPAK që shoqëria apo ortakët, nuk është regjistruar procedim penal për aktivitetin e kësaj shoqërie.

Në 1 nëntor pasi i kanë dhënë ok, nuk mërej kredia, shteti e dinte për hetimin penal, sekuestrimi i dokumentacionit ka filluar që në shtator, tetor. Banka e mori vesh që janë në hetim dhe nuk ua dha një pjesë të kredisë, këta zotërinjtë nuk e kanë aspak problem.

Këto këtu janë një pjesë të kontratave çfarë është lënë kolaterial dhe është lënë kontrata./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!