Delegacioni gjerman në Katar humbet një nga elementët më të rëndësishëm.
Philipp Lahm, kapiteni i ekipit që fitoi Kupën e Botës në 2014, ka vendosur të bojkotojë Kupën e Botës Katar 2022. Ish- lojtari i Bayernit ka deklaruar se nuk dëshiron të shkojë në vendin aziatik për shkak të polemikave për shkeljen e të drejtave të njëriut.
“Unë nuk do të jem pjesë e delegacionit dhe nuk kam ndërmend të shkoj as si tifoz. Preferoj të qëndroj në shtëpi. Të drejtat e njëriut duhet të luajnë një rol. Një rol më të madh në shpërndarjen e demonstrative.
Nuk duhet të ndodhë më në të ardhmen. Të drejtat e njëriut, përmasat e vendit, e gjithë kjo me sa duket, nuk është marrë parasysh. Lojtarët nuk mund të pretendojnë sikur nuk e dinë këtë gjë”, është shprehur i irrituar Lahm./ h.ll/abcnews.al