Zgjedhjet në komunat serbe, Vuçiç kritikon vendet e Kuintit

schedule19:37 - 21 Maj, 2019

schedule 19:37 - 21 Maj, 2019

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kritikuar vendet e Kuintit në lidhje me vlerësimin që i bënë zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe. Ndërkohë, duke iu rikthyer çështjes së Kosovës, Vuçiç ka deklaruar se duhet qëndruar me këmbë në tokë.

Kjo është dita e promovimit të policisë serbe në qytetin Novi Sad. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka arritur këtu për të promovuar kadetët, por ka shfrytëzuar rastin të përgëzoj serbët për zgjedhjet në Kosovë.

Presidenti i Serbisë ka kritikuar njoftimin për shtyp të vendeve të kuintit, grup të cilin e përbëjnë SHBA, Britania, Gjermania, Italia dhe Franca, të cilat kanë vlerësuar zgjedhjet si pa incidente, por me mungesa që rrezikojnë demokracinë duke sugjeruar një intervenim urgjent.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë:

I përgëzoj për shpikjen pasi asgjë më të trashë nuk kam lexuar në jetë. Njoftimi I tyre thotë se gjithçka ka qenë e qetë dhe mundohen të gjejnë një lidhje për të akuzuar serbët. OSBE e ka kontrolluar procesin dhe nuk ka patur asnjë incident. Ata thonë por ka patur presion në vitin 2017”.

Vuçiç, pritet të takohet gjatë javës me serbët e Kosovës për ta parë se si do të zhvillohet më tutje politika në veri pasi fillimisht është folur që mund të pasoj sërish dorëheqja e krerëve të katër komunave. Por, Vuçiç ka thënë se duhet qenë të matur.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë:

Sa i përket Kosovës unë askujt nuk do ti dëshiroja të ketë pritje të mëdha. Më mirë të jemi me këmbë në tokë dhe fuqishëm të luftojmë për popullin tonë dhe vendin tonë”.

Presidenti serb ka thënë se do të dëgjoj të gjitha mendimet për Kosovën, kurse ka theksuar se sa i përket Luginës së Preshevës të gjithë duhet ta dinë që dëshirat janë të ndryshme nga realiteti./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!