Është rikthyer në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj. Ai do të qëndrojë në këtë detyrë deri kur të zëvendësohet nga një drejtues i ri.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit pas përfundimit të mandatit të tij, ia kishte deleguar kompetencat zëvendëskryetares së këtij institucioni, Lindita Lati Milos. Në vendimin e bërë publik ditën e sotme, Leskaj ka firmosur për heqjen e delegimit të kompetencave të tij tek zv. kryetarja Milo, e cila është tërhequr për arsye personale nga ushtrimi i detyrës të kryetarit./ABC News Albania 24/7