Alessio Romagnoli është prezantuar zyrtarisht te Lazio, ku ish-kapiteni i Milan ka theksuar se kalimi te të kaltrit është një ëndërr e bërë realitet, ndërsa nuk ka nguruar të thotë se tashmë synon edhe kualifikimin në Champions.
Nga ana tjetër, mbrojtësi shtoi se trajneri Mauricio Sarri i Lazios duket më mirë se Stefano Pioli pasi është më i saktë taktikisht.
“Me transferimin te Lazio është përmbushur ëndrra ime më e madhe, edhe familja ime është lumturuar së tepërmi. Pritja e tifozëve ishte madhështore dhe tashmë duhet t’ia ripaguaj në fushë. Tani jam më mirë fizikisht se disa ditë më parë.
Sa i takon trajnerit Mauricio Sarri, ai aplikon një lojë më taktike se Pioli. Më pëlqen më shumë dhe i përshtatet karakteristikave të mia, ky grup lojtarësh është shumë i fortë. Ia kam thënë edhe Tares. Duhet të synojmë kualifikimin në Champions. Krahasimi me Nesta? Nuk më pëlqejnë krahasimet, ka qenë një idhull për mua dhe nuk është gabim të ndjek gjurmët e tij”, u shpreh Romagnoli. /f.a/abcnews.al