Lamtumirë syze! Kontabilisti i nënshtrohet ndërhyrjes te “Spitali Amerikan”: Tani ndihem shumë mirë

schedule10:56 - 3 Gusht, 2022

schedule 10:56 - 3 Gusht, 2022

Saimiri, me profesion kontabilist, mbante prej shumë vitesh syze optike. Megjithatë, përgjatë këtyre viteve, ai shprehet se syzet ishin kthyer në një bezdisje për shkak të aktiviteteve të përditshme. Për këtë arsye, kontabilisti kërkoi zgjidhje pranë Spitalit Amerikan.

Pasi kreu konsultën, Dr. Shk Nadon Qafa, Kirurg Oftalmolog i specializuar për segmentin anterior të syrit, vendosi që Saimiri t’i nënshtrohej ndërhyrjes Femto LASIK për të eliminuar syzet përgjithmonë. Me këtë metodë, rezultatet janë më të shpejta dhe me komplikacione pothuajse zero.

Në videon e mëposhtme, tregohet hap pas hapi kryerjen e ndërhyrjes dhe më pas rikuperimin e shpejtë. Saimiri shprehet se vetëm në orët e para pas kryerjes së ndërhyrjes ka pasur një dhimbje të lehtë por tashmë ai ndihet shumë mirë.

/abcnews.al