I biri i 41-vjeçares me origjinë shqiptare që u vra me thikë nga bashkëshorti mbrëmjen e 31 Korrikut në Zakinthos Greqi, ka thënë për mediae helene se nëna e tij bënte dy punë pwr tw mbajtur familjen dhe se babai harxhonte të gjithë paratë që nëna sillte në shtëpi.
20-vjeçari ka folur nga oborri i Gjykatës ditën e djeshme, pasi ka qenë i pranishëm në momentin kur i ati kaloi pragun e Gjykatës në Zakinthos, raporton abcnews.al.
“Nëna ime kishte frikë. Ajo bënte dy punë për tu kujdesur për ne, por edhe për atë. Babai na harxhonte të gjithë lekët. Ata ziheshin shpesh me njëri tjetrin. Unë bashkë me vëllanë kemi ndërhyrë disa herë, madje e kemi rrahur që të largohet nga shtëpia. Ai na lutej që të kthehej në shtëpi. Mami e pranoi në shtëpi për ne”, tha 20-vjeçari me origjinë shqiptare.
Lexo edhe: Babai i vrau nënën me thikë, rrëqeth djali: E kemi fajin ne që nuk e mbrojtëm
Ndërsa pohoi se ditën kur ndodhi tragjedia i ati kishte ardhur në shtëpi i dehur dhe se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 41-vjeçares, duke thënë se ai e vrau nënën në shkallët.
Xhelozia e sëmurë duket se ka qenë arsyeja e vrasjes tragjike të shqiptares në Greqi, shkruan ERT.
Lexo edhe: Emigranti shqiptar vret gruan me thikë në Greqi, më pas zhduket
51-vjeçari dyshohet se ka abuzuar sistematikisht me viktimën, për pasojë, 41-vjeçarja e ka denoncuar në polici për rrahje.
Megjithatë, gruaja fatkeqe ishte e bindur se burri i saj kishte kapërcyer xhelozinë patologjike që kishte për të dhe kështu 41-vjeçarja e pranoi në shtëpi.
Si ndodhi ngjarja
Gjatë një debati që çifti ka pasur, 51-vjeçari ka humbur kontrollin, ka rrahur rëndë 41-vjeçaren dhe ajo e ka denoncuar sërish.
Por pak orë më vonë ajo u gjet e pajetë në shtëpi./abcnews.al/