Lideri britanik i partisë anti-europiane, Nigel Farage është politikani më i fundit që është bërë objekt i një sulmi me frape në Mbretërinë e Bashkuar. Ngjarja ndodhi gjatë një takimi elektoral në Newcastle.
Një person i ka hedhur një frape, Najxhell Faraxh, liderit të “Brexit Party”, i cili ndodhej në Neëcastle të Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare europiane. Personi që i hodhi frapenë quhet Paul Krouter, një britanik 32-vjeçar, i cili u shpreh se kishte vendosur ta bënte një gjë të tillë sapo mori vesh se në qytet do të zhvillohej një aktivitet i partisë së re anti-europiane të Farage.
Nigel Farage është i fundit i një seri politikanësh të ekstremit të djathtë, të cilët kohët e fundit kanë qenë objektë të sulmeve me frape në Mbretërinë e Bashkuar. Disa ditë më parë pikërisht për frikën se mund të ndodhte ajo që ndodhi në Newcastle, policia e Edinburgh-ut i kishte kërkuar një restoranti pranë vendit të mitingut të Farage që të mos shiste akullore dhe frape./ABC News Albania 24/7