Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia kujtohet pas tragjedisë në Himarë se mjetet lundruese shqetësojnë qytetarët, bllokohen dy në Sarandë

schedule21:33 - 2 Gusht, 2022

schedule 21:33 - 2 Gusht, 2022

Policia Kufitare e Portit Sarandë, ka ndërmarrë aksion duke bllokuar mjetet lundruese me shkelje, pa dokumentacionin përkatëse dhe që po bëhen shqetësim për pushuesit.

Pas tragjedisë në Potam, policia kufitare e portit Sarandë ka marrë masa duke  mos lejuar asnjë mjet lundrues, gomone, skaf, apo motoskaf ne brigjet e Sarandës.

Policia Kufitare e Portit Sarandë ka bllokuar tre motoskafe, që lundronin pranë bregut.

Më konkretisht u bë i mundur bllokimi  i dy jetskive në pronësi të shtetasit R.C., dhe një jetski në pronësi të shtetasit R.H.

Gjithashtu në fazë verifikimi janë edhe dhjetëra  mjete të tjera lundruese, ku janë duke u kryer kontrolle mbi dokumentacionin e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!