“Nuk po kursehen as të vdekurit”, Vasili për inceneratorët: Qeveria nuk pushon, grabit dhe vjedh

schedule13:37 - 2 Gusht, 2022

schedule 13:37 - 2 Gusht, 2022

Deputeti Petrit Vasili në një konferencë së bashku me koordinatoren kombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë ka denoncuar skemën korruptive të incenratorit të Tiranës.

Vasili theksoi se pavarësisht se ndodhemi në muajin gusht dhe duhet të ishte pushim, qeveria vijon vjedhjet. Për sa kohë, tha ai, qeveria vijon vjedhjet, Partia e Lirisë do të vijojë denoncimet.

Vasili: Skema vazhdon të zbardhë elementë pas elementi. Kjo është zbardhja e radhës dhe nuk ndalet këtu. Qeveria nuk pushon, grabit, vjedh dhe përderisa qeveria nuk pushon ne nuk mund të pushojmë. Ju e patë vetë me sytë tuaj se si nga një punonjës i zakonshëm kthehet në fermer, pastaj në një pronar.

Lëvizin qindra milionë lekë në një skemë e cila ka për qëllim vetëm vjedhjen, duke përdorur individë pa kursyer të vdekurit, dhe tashmë edhe punonjësit që ndryshojnë statusin lëvizin nga fermerë, në pronarë. Një skemë që ka pasur premisë pandëshkueshmërinë, por këto fakte janë mal. Këtyre të vërtetave do t’i shkohet deri në fund.

Brisida Shehaj gjatë konferencës për shtyp zbuloi dokumente sesi një punonjës i thjeshtë është kthyer në pronar.

Sipas Shehajt, punonjësi, emri e të cilit nuk e bëri me dije është bërë pronar, duke lidhur kontrata me biznesmenët e lidhur me inceneratorët. Ajo i bëri thirrje SPAK që të hetojë këtë aferë.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!