Tensionet në veri të Kosovës, nis heqja e barrikadave, 3 kamionë largohen nga rruga që çon në Jarinjë

schedule11:44 - 1 Gusht, 2022

schedule 11:44 - 1 Gusht, 2022

Tre kamionë kanë nisur të largohen nga rruga që çon në pikën kufitare në Jarinjë.

Qeveria e Kosovës dje pas një takimi me ambasadorin amerikan, ku e pranishme ishte edhe presidentja Osmani, mori vendim që të shtyhet për një muaj vendimi për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, shkruan Express.

Lexo edhe: LIVE/ NATO bëhet gati për të ndërhyrë në veri të Kosovës, reagon BE. Qeveria Kurti tërhiqet përkohësisht me një kusht, serbët fillojnë të heqin barrikadat

Këtë vendim qeveria nuk e ka zbatuar, pasi kërkesë ishte që më 1 gusht të largohen të gjithë kamionët dhe automjetet tjera nga rrugët që çojnë për një dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak./abcnews.al/