Pse alienët nuk na kanë vizituar ende? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

schedule10:11 - 1 Gusht, 2022

schedule 10:11 - 1 Gusht, 2022

Edhe pse Universi është kaq i vjetër dhe kaq i madh dhe dyshimet për krijesa të tjera jashtë planetit Tokë nuk kanë munguar asnjëherë, në fakt njerëzit nuk kanë parë deri tani ndonjë vizitë nga alientë, të paktën të dokumentuar.

Tani dy shkencëtarë besojnë se mund ta kenë përgjigjen, pse alienët nuk na kanë vizituar.

Astrobiologët Dr Michael Wong, i Institutit Carnegie për Shkencën në Uashington dhe Dr Stuart Bartlett, i Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, kanë hipotezuar se qytetërimet digjen kur bëhen shumë të mëdha dhe teknike.

Sugjerimet e mëparshme përse alienët inteligjentë nuk e kanë vizituar tashmë Tokën, përfshijnë zbulimin e një vështirësie fizike që e bën të pamundur udhëtimin në hapësirë, qoftë i lidhur me astronominë, biologjinë apo inxhinierinë.

Disa shkencëtarë kanë sugjeruar se alienët thjesht nuk kanë zgjedhur kurrë të na vizitojnë, ose nëse kanë zgjedhur ne nuk e kemi vënë re, ndoshta kanë mbërritur përpara se njerëzit të kishin evoluar.

Është gjithashtu e mundur që civilizimet e përparuara të kenë lindur shumë kohët e fundit, dhe shumë larg, që alienët të kenë arritur ende tek ne.

Në vitin 2015, shkencëtarët që analizuan të dhënat nga teleskopët hapësinorë Hubble dhe Kepler arritën në përfundimin se rreth 92 për qind e botëve potencialisht të banueshme nuk ekzistonin kur u formua Toka, kështu që mund të jetë që Sistemi ynë Diellor është thjesht më i përparuar. /abcnews.al