Këshilli i Sigurimit në Kosovë, nesër nis reciprociteti

schedule12:22 - 31 Korrik, 2022

schedule 12:22 - 31 Korrik, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në vend dhe për t’i bashkërenduar aktivitetet ndër-institucionale në funksion të zbatimit të ligjshmërisë dhe të sundimit të ligjit në tërë Republikën e Kosovës.

Nesër, më 1 gusht 2022, hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, sikurse që shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe, për automjetet që hyjnë në territorin e Kosovës.

Ky afta  shtyhet deri më 31 tetor 2022.

Në një njoftim për media thuhet se fushata informuese i drejtohet qytetarëve të cilët posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA”, apo “ĐA”, e të cilët nga data 1 gusht 2022 deri me 30 shtator 2022 duke shpjeguar mënyrën si të aplikojnë dhe të pajisen me targa “RKS”.

Të gjitha fushatat si, video-spotet, komunikatat njoftuese, banerët dhe fletushkat, iu janë adresuar dhe shpërndarë të gjithë qytetarëve pa dallime (në gjuhët shqipe dhe serbe), me qëllim të informimit të tyre me kohë, dhënies së sqarimeve të nevojshme për procedurat dhe kriteret e parapara për pajisje me targa “RKS”.

Ministria e Punëve të Brendshme është e angazhuar dhe do të vazhdojë të angazhohet maksimalisht për informimin e qytetarëve, asistimin në ndjekjen e hapave të nevojshme dhe mbarëvajtjen e procesit.

Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve kanë vazhduar më tej me përgatitjet në të gjitha komunat në Republikën e Kosovës, për të mirëpritur të gjithë pronarët e automjeteve.

Në vijim gjeni materialet si pjesë të fushatës informuese: linqet e videospoteve, banerat, fletushkat, si dhe disa foto të realizuara gjatë shpërndarjes së fletushkave informuese në vendkalimet kufitare dhe në rajone, kryesisht në zona të banuara me komunitetin serb.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!