Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-kryetarja e LSI-së kanë publikuar një foto në mediat e tyre sociale me anë të së cilës urojnë ndjekësit e tyre për një fundjavë të mbarë.
Kujtojmë se për shkak të detyrave, njëri President dhe tjetra kryetare e LSI, Meta e Kryemadhi në shumë raste kanë ndjekur rrugë dhe qëndrime të ndryshme.
Pas 24 korrikut, kur Meta hoqi edhe kostumin e kreut të shtetit, në LSI u mbajt Konventa Kombëtare pas së cilës u zgjodh edhe një organ i përkohshëm për drejtimin e partisë në krye të së cilit është vendosur Meta.
Gjatë kësaj konvente u vendos edhe riemërtimi i partisë nga LSI në Partia e Lirisë. /abcnews.al/
ILIR META NË FACEBOOK