Një i ri italian ka vrarë një nigerian për arsye krejt banale. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 29 korrikut në Civitanova Marche (Macerata), në Corso Umberto, një rrugë shumë e ngarkuar e mbushur me dyqane. E gjithë skena ndodhi para syve të kalimtarëve.
Mediat italiane raportojnë se 32-vjeçari italian vrau 39-vjeçarin nigerian, Alika Ogorchukëu duke e goditur disa herë në kokë me patericat, që viktima i përdorte për të ecur në zonën ku ai lypte.
Vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Emigranti nigerian i ka bërë një kompliment partneres që kishte në krah 32-vjeçari, gjë që e ka acaruar të riun aq sa për t’i marrë jetën atij. /abcnews.al