Berisha: Afera e inceneratorëve shkon në 700 mln euro, kanë vjedhur me valixhe

schedule20:02 - 28 Korrik, 2022

schedule 20:02 - 28 Korrik, 2022

Kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha ka thënë se përllogaritja për humbjet nga afera e inceneratorëve shkon deri në 700 milionë euro.

Gjatë një takimi me mbështetësit në Mirditë, Berisha tha se me këtë shumë mund të dyfishoheshin të gjitha pensionet në Shqipëri.

“Ju keni dëgjuar për djegësat. Janë jo 420 milionë euro. Po shkon përllogaritja drejt 700 milionë euro. Dhe djegësa, përveç atij 12 milionë euro në Elbasan, nuk ekzistojnë. Kanë vjedhur me valixhe. Kërkojnë të gjejnë mënyra egërsimi tani, kujtojnë se do të shpëtojnë. Me 700 milionë euro dyfishoheshin të gjitha pensionet në Shqipëri. Ka krim më të madh se ky. Ka qindra e mijëra pensionistë që nuk mjekohen dot, që u dridhet dora kur blejnë ushqimet. Dhe ky merr, zhduk me firmën e tij, me procedurë të mbyllur, antiligjore, qindra e qindra milionë euro”, tha Berisha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!