“Gropë”, euro e pafuqishme ndaj lekut, fillon “furtuna” me paundin dhe dollarin: Rritet ndjeshëm “Mbretëresha”

schedule18:18 - 28 Korrik, 2022

schedule 18:18 - 28 Korrik, 2022

Euro vijon të mbetet në nivele tepër të ulëta në raport me lekun gjatë javëve të fundit duke kapur minimumin prej 116.60 lekësh, i cili nuk ishte arritur ndonjëherë të paktën gjatë dekadës së fundit.

Gjatë ditës së sotme, euro ka fituar vetëm 0.2 pikë krahasuar me lekun duke u këmbyer me 116.62 lekë sipas Bankës së Shqipërisë, raporton abcnews.al.

Kursi i këmbimit Euro/ Lekë

Ndryshimet të rendësishmë janë duke ndodhur në “sektorin” e dollarit amerikan, ku monedha pëson ndryshime të forta në raport me lekun nga dita në ditë.

Kursi i këmbimit USD/ Lekë

USD pësoi një rënie të ndjeshme sot sipas Bankës së Shqipërisë duke u këmbyer me 114.38 lekë kundrejt 114.95 lekëve që ishte dje.

Kursi i këmbimit Paund/ Lekë

E vetmja monedha që vijon të fitojë pikë në mënyrë të qendrueshme gjatë ditëve të fundit kundrejt lekut është paundi britanik. Ky i fundit u këmbye me 139.04 lekë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që dje këmbehej me 138.77 lekë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!