Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e kaluar disa zona të Kosovës ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Pas stuhive të erës dhe rrebeshit të shiut, banorët e Ferizajit, Kaçanikut dhe Vitisë dhe zonat rreth tyre janë përballur me dëme të shumta materiale, pasi uji u është futur brenda shtëpisë.
Pavarësisht ndërhyrjes dhe punës së ekipeve të emergjencës, gjendja ka qenë mjaft e rëndë në tre qytetet e sipërpërmendur.
Siç shihet edhe nga fotot uji ka përmbytur totalisht rrugët, ndërsa për shkak të erërave të forta janë rrëzuar dhe disa pemë, por fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar.
/Abcnews.al/