Në jo pak raste kemi dëgjuar që dashuria bën “çmenduria”, por xhelozia bën edhe më shumë se aq.
Një burrë në Britani, në shenjë hakmarrjeje pasi e ka lënë e dashura, i ka hipur kamionit dhe e ka përplasur atë me shtë[pinë e ish-partneres.
Derek Wellington 34-vjeç, shkaktoi një dëm prej 475 mijë paundësh, pasi goditi banesën ku jetonte ish e dashura e tij Sara Cassidy dhe fëmijët e saj.
Fillimisht Derek e ka telefonuar Sarën duke i thënë që: Do ta parkoj kamionin tim në dhomën tuaj të ndenjes, dhe vetëm disa minuta më vonë e ka përplasur mjetin me shtëpinë e ish të dashurës.
Fatmirësisht Sara e kishte marrë seriozisht kërcënimin dhe e ka lënë banesën bashkë me fëmijët e saj.
Policia ka arrestuar menjëherë autorin, i cili më herët kishte dhe një urdhër ndalimi për t’iu afruar ish-partneres dhe fëmijëve të saj.
/Abcnews.al/