VIDEO/ Arrestohet 35-vjeçari në Sarandë, u kap mat duke ujitur “barin”

schedule14:01 - 28 Korrik, 2022

schedule 14:01 - 28 Korrik, 2022

Policia e Sarandës ka arrestuar një 35-vjeçar i cili u kap në flagrancë duke vaditur bimët narkotike.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe vëllai i tij , i dyshuar ai bashkautor. Lëndët narkotike të dyshuara cannabis sativa, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Vrinë janë asgjësuar me anë të djegies.

Në kuadër të operacionit “Fields”  u bë arrestimi i 35-vjeçarit V. B., i cili u kap në flagrancë duke vaditur bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Vrinë, Sarandë.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 38 vjeç (vëllai i shtetasit V. B), i dyshuar si bashkautor në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre dy shtetasve, në Shëndëlli, Konispol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, si dhe një armë gjahu me një sasi municioni luftarak, të cilën këta shtetas e posedonin me leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim./Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!