Ishte duke ecur në rrugë më bashkëshorten, 38-vjeçarit i bie parainfarkt në Berat

schedule23:09 - 26 Korrik, 2022

schedule 23:09 - 26 Korrik, 2022

Goditja në zemër i ndërpret xhiron e mbrëmjes me bashkëshorten në Pedonalen e qytetit. 38-vjeçari bie pa ndjenja në rrugë, tmerrohen qytetarët dhe kërkojnë ta përmendin deri në mbërritjen e ambulancës.

Banorët e Beratit janë tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje që ka ndodhur pak minuta më parë në Pedonalen e qytetit, që përdoret për xhirot e mbrëmjes së qytetarëve. Një 38-vjeçar,që ka qenë duke shëtitur me bashkëshorten e tij, ka rënë papritur pa ndjenja në tokë, duke tmerruar të gjithë qytetarët. Të ndodhur në xhiro por edhe në baret përreth, banorët janë ngritur për ti dhënë ndihmën e parë, duke njoftuar edhe Spitalin e Beratit.

Adem Agalliu ka qëndruar disa minuta pa reaguar në rrugë, ndërkohë që qytetarët përpiqeshin ta përmendnin me mjete rrethanore deri në mbërritjen e ekipit të ndihmës së shpejtë të Repartit të Urgjencës.

Stafi mjekësor e ka marrë të riun me barrelë dhe e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

Burimet spitalore bëjnë me dije se,38-vjeçari mbërriti në Repartin e Urgjencës me probleme kardiake.

Sipas mjekëve, pas ekzaminimeve të kryera ka Agalliu ka rezultuar me ndryshime të EKG dhe gjendja e tij është ende e pastabilizuar.

Mjekët janē duke e reanimuar Agalliun, që mendohet se ka kaluar një parainfarkt.