Ethet e garës për kreun e konservatorëve si dhe kryeministrin e ri britanik janë tepër të forta. Rishi Sunak dhe Liz Truss treguan vizionet e tyre rivale për të ardhmen e ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar, në debatin e parë televiziv ballë për ballë, përcjell abcnews.al.
Dy pretendentët për të qenë kryeministri i ardhshëm u përballën në specialen një orëshe të BBC-së. Sunak i tha Truss plani i saj i uljes së taksave do të “fuste miliona njerëz në mjerim” dhe do t’u kushtonte konservatorëve zgjedhjet e ardhshme. Truss tha se rritja e taksave e sjellë prej tij do të çonte në një recesion.
Sekretarja e Jashtme dhe Sunak, të cilët deri tre javë më parë ishin në të njëjtin kabinet, herë pas here bisedonin me njëri-tjetrin dhe hidhnin shikime të zemëruara nëpër skenën e Victoria Hall të Stoke-on-Trent.
Kjo çoi në ankesa më pas nga mbështetësit e zonjës Truss se ai ishte shumë agresiv, por Sunak e mohoi një gjë të tillë.
Megjithatë, më fund të debatit gjërat u zbutën, pasi Truss tha se do të donte të kishte Sunak në ekipin e saj nëse ajo bëhet kryeministre. Sunak vlerësoi qëndrimin e saj ndaj Rusisë. Por mosmarrëveshja mbi taksat dominoi debatin. /abcnews.al