Çfarë po ndodh?! Dyshohet se hakerat kanë sulmuar Agjencinë e të Ardhurave italiane

schedule17:15 - 25 Korrik, 2022

schedule 17:15 - 25 Korrik, 2022

Agjencia e të Ardhurave në Itali dyshohet se ka rënë pre e një sulmi hakerash.

Kjo ka rezultuar nga kontrollet e para të kryera nga ekspertët e IT dhe teknikët e Policisë Postare, por kontrollet janë ende në vazhdim.

Hakerët e LockBit kanë postuar një seri pamjesh të ekranit në lidhje me sulmin. Dhe pikërisht duke analizuar ato dhe llojin e materialit që do të ishte vjedhur, hetuesit dhe ekspertët supozojnë se profili i një përdoruesi është hakuar dhe jo Agjencia e të Ardhurave.

Ndërkohë, po vijojnë hetimet nga Policia e Postës dhe teknikët e IT të Agjencisë së të Ardhurave për të konstatuar nëse Agjencia ka qenë viktimë e një sulmi hakeri me të cilin do të ishin vjedhur rreth 78 gigabajt të dhëna, shkruan Ansa.

Për momentin sipas asaj që mësohet nuk është gjetur asnjë provë por janë duke u zhvilluar të gjitha hetimet në përfundim të të cilave do t’i dërgohet një kallëzim autoritetit gjyqësor.

Sipas ekspertëve, sulmi do të ishte vepër e LockBit, një grup hakerësh që vepronin në mbarë botën në aktivitetet e ramsonwere dhe që do t’i jepte Agjencisë një ultimatum 5-ditor.

Sipas “Swascan”, qendrës së sigurisë së grupit Tinexta, ishte vetë grupi Lockbit që njoftoi në rrjetin e errët se kishte vjedhur 78 gigabajt të dhëna nga Agjencia e të Ardhurave me malware.

Ata kishin dërguar një ultimatum për Agjencinë: Shpërblimi duhet të paguhet brenda pesë ditëve, përndryshe dokumentet e vjedhura, përfshirë raportet financiare dhe kontratat, do të publikohen.

Kujtojmë se pak ditë më parë Shqipëria ra pre e një sulmi të fuqishëm kibernetik. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit mbylli  përkohësisht  aksesin e shërbimeve online si edhe të faqeve tjera qeveritare, për shkak të sulmit kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Kryeministri Rama në një deklaratë për mediet u shpreh se janë dy shtete të dyshuara si agresore, por nuk kanë ende prova. Në momentin që do konfirmohet, do merren masa në rrugë diplomatike.

/Abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!