Fluturimi i Vueling VY1367 nga aeroporti Fiumicino i Romës për në Alicante të Spanjës, ka nisur me dy orë me vonesë ditën e sotme. Në iPhone-ët e disa prej 147 udhëtarëve u paraqit kërkesa për të pranuar një mesazh të mbërritur përmes AirDrop. Edhe pse dërguesi ishte i panjohur, shumë prej tyre kanë dhënë (me pakujdesi) dritën jeshile.
Në atë moment një zhurmë dhe shprehje shqetësimi filloi të përhapej midis sediljeve, për atë çka ishte shfaqur në ekranin e pajisjeve Iphone, që i shoqëronte edhe një tekst i paqartë në gjuhën amharike (gjuha zyrtare e Etiopisë) me titull “Zgjohu zgjohu zgjohu”, që më vonë doli të ishte anatemë e vdekjes dhe fatkeqësisë.
Për arsye sigurie, komandanti vendosi të pezullonte nisjen në momentin e fundit dhe të lajmëronte Policinë Kufitare. Agjentët nuk vonuan shumë për të identifikuar personin përgjegjës për ngjarjen.
Ai është një 18-vjeçar spanjoll që kishte qenë në humor për të bërë shaka “pa kripë”, e cila u denoncua menjëherë për alarm.