Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në ministerialin e Këshillit të Evropës në Helsinki tha se duhen gjetur mënyra për të forcuar Këshillin e Evropës, një organizëm qe ka në themel të punës të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin ligjor.
Pasi uroi Finlandën për punën e bërë gjatë presidencës së KiE në gjysmën e parë të këtij viti, kryediplomati shqiptar vlerësoi politikat e Këshillit të Evropës në rajonin e Ballkanit.
Cakaj theksoi se kjo organizatë do të jetë edhe më e suksesshme në rajonin e Ballkanit nëse edhe Kosova behët pjesë e saj. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, sipas tij, do të ishte si në interes të Kosovës, ashtu dhe të organizatës.
Në përfundim të Ministerialit, u miratua një Deklaratë dhe një sërë vendimesh që synojnë konsolidimin e organizatës dhe ruajtjen e karakterit gjithë-Evropian të saj./ABC News Albania 24/7