Vulin: Një shërbim i huaj po më kërkon ta lë politikën, të bëhem spiun i tyre

schedule14:02 - 24 Korrik, 2022

schedule 14:02 - 24 Korrik, 2022

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, po pretendon se “një nga shërbimet më të mëdha të inteligjencës në botë, që nuk është më e madhja” e ka informuar se qëndrimet e tij politikë janë të papranueshme dhe që nëse nuk ndryshon dhe braktis politikën lojale ndaj Vuçiçit atëherë ai nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Këto deklarata Vulin i ka bërë në TV Pink, duke thënë se ky shërbim inteligjence e ka paralajmëruar se do të bëjnë gjithçka për ta rrëzuar duke organizuar një kampanjë mediale kundër, nëse nuk i ndryshon qëndrimet politike.

“Vuçiç është informuar rreth kësaj nga shërbimet tona të inteligjencës që kjo është përgatitur dhe unë pres një sulm masiv javën e ardhshme”, ka thënë Vulin.

Vulin ka thënë se kushti ka qenë që “të pranojë të punojë për ta, ta lë politikën’. Por thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodh. Vulin ka thënë se ata janë të shqetësuar për qëndrimet e tij për “Botën Serbe”, qëndrimet ndaj BE-së dhe Rusisë.

“Unë punoj vetëm për popullin serb dhe shtetin serb”. Unë i jam besnik presidentit të të gjithë serbëve – Vuçiq”, ka thënë Vulin/Express./