Fermerët e dy fshatrave në Sarandë dalin në protestë, mungesa e urës do të rrisë çmimin e misrit

schedule16:48 - 23 Korrik, 2022

schedule 16:48 - 23 Korrik, 2022

Pritën gati 8 muaj, por pushteti vendor u ktheu kurrizin. Banorët e fshtrave Metoq dhe Gjashtë të Sarndës dolën në protestë për urën. Ajo është e dëmtuar që prej dhjetorit dhe prej asaj kohe, u duhet të përshkruajnë një rrugë më të gjatë.

Saranda është një nga prodhueset më të mëdha të misrit dhe pas një muaji nis fushata e korrjeve. Fermerët duhet të paguajnë kamionet dhe autokombainat me kosto të shtuar për shkak të rrugës. Ata thonë së ketë vit do të rrisin çmimin e misrit.

Fermerët thonë se në dyert e Bashkisë së Sarandës kanë trokitur disa herë, por Adrian Gurma i ka braktisur.

Për fermerët e fshatrave Gjashtës dhe Metoq, kultivimi i misrit është e vetmja mundësi të ardhurash. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!