Presidenti francez Emmanuel Macron bëri një vizitë të papritur në jug të Francës. Ai shfaqet i veshur me një beretë klasike franceze dhe shoqëron një kor barinjsh të cilët ishin duke kënduar këngë tradicionale.
Në një video të publikuar nga rrjeti francez “BFMTV”, Macron i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte, shfaqet i relaksuar dhe duke shijuar peizazhet e bukura në rajonin Arzel-Gazost në jug të Francës pranë kufirit me Spanjën. Presidenti francez në një moment iu drejtua njërit prej barinjve dhe tregoi beretën e tij duke buzëqeshur.
Gazeta franceze “La Parisien” raporton se 44-vjeçari Macron ka vizituar rajonin e Pirenejve ku zhvillohet çiklizmi “Tour de France”, i cili tradicionalisht vizitohet nga presidentët francezë gjatë organizimit sportiv.
Nuk munguan komentet negative për paraqitjen e tij në krah të barinjve.
“Presidenti duket i përmbajtur dhe arrogant”, shkroi një përdorues në Twitter.
“A nuk ka gjë tjetër për të bërë?” pyeti një tjetër./Abcnews.al/