Një 30-vjeçar nga Dibra është lënduar në një pishinë në Sarandë. Sipas policisë, i riu M. J., 30 vjeç, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë.
30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në mesditë, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Dibër, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë. 30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al