Zhduket nëna shqiptare bashkë me vajzën në Angli

schedule11:15 - 16 Maj, 2019

schedule 11:15 - 16 Maj, 2019

Një nënë shqiptare dhe vajza e saj 2 vjeçare janë zhdukur në Britania. BBC raporton se Sebjana Myzeqari dhe vajza Enissa, janë zhdukur pa lënë asnjë gjurme dhe se për herë të fundit në Doncaster më 2 Prill.

24-vjeçarja shqiptare nuk ka përdorur as telefonin dhe as kartat bankare, madje nuk rezulton që të jetë larguar nga Britania. Oficerët e policisë janë shumë të “shqetësuar” për sigurinë e nënës së re dhe vajzës së saj.

Oficeri Neil Thomas ka deklaruar se “Myzeqari është zhvendosur para tre vitesh në Doncaster dhe vogëlushja ishte e regjistruar në çerdhe”.

Sipas oficerit, rezulton se nënë e bijë nuk kanë bërë “asnjë dalje të ligjshme nga vendi”, por ai tha se nuk mund të përjashtohet mundësia që ato të janë larguar me mjete të tjera.

Oficeri deklaroi se nëna e re jetonte një jetë të izoluar dhe kishte pak miq në qytet. Madje ata kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare, por nuk rezultojnë gjurmë të tyre as në Shqipëri.

“Ne jemi shumë të shqetësuar. Fakti është që nëna 24-vjeçare dhe vajza e saj 2-vjeçare rezultojnë të zhdukura dhe askush nuk i ka parë ato”, u shpreh oficeri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!