Habit portieri i Juventusit: Kam pllaka metali në krahë, ndjej dhimbje pas çdo pritjeje

schedule19:46 - 19 Korrik, 2022

schedule 19:46 - 19 Korrik, 2022

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny ka habitur me deklaratën e tij të dhënë gjatë një interviste për “Kanal Sportowy”.

Gardiani i kombëtares polake ka folur për të shkuarën e tij, teksa ka theksuar se në krah ka pllaka metali, të cilat pas çdo pritje i shkaktojnë dhimbje. E gjitha kjo ka ardhur pasi në fëmijëri ka pësuar një dëmtim kur stërvitej në palestër.

“Kur kam qenë adoleshent kam thyer duart në palestër dhe ndiej akoma sot shumë dhimbje.

Çdo pritje është e dhimbshme për mua. Nuk flas shumë për këtë sepse jam mësuar. Por ndershmërisht duhet të jesh një idiot që të punosh në një profesion kur çdo pritje, dhe bëj qindra në ditë, të shkakton dhimbje unike.

Ndoshta ka zgjidhje për këtë. Nëse do të hiqja pllakat e metalit në krahë, mund të jetë një ndihmë, por rikuperimi do të kërkonte disa muaj dhe nuk kam patur mundësi ta bëj siç mund ta bëja për një dëmtim tjetër.

Kam gjetur një zgjidhje me dorezat e mia që ndihmon pak, por para 2018-ës kam jetuar situata në të cilat dhimbja ishte aq e madhe sa pas stërvitjes nuk mund t’i hiqja dorezat ose të hapja një shishe uji”, ka deklaruar portieri i “Zonjës së Vjetër”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!