Jahti me të cilin Elon Musk vizitoi Mykonos thuhet se ka një vlerë prej 5 milionë eurosh. Mediat në vend raportojnë se luksi në këtë mjet lundrues mund të dallohet që nga hapësirat e jashtme.
Pronari i Tesla0s dhe njerëz nga kompani e tij e morën me qira jahtin në fjalë për 7,000 euro dhe vizituan ishullin e Delosit.
Duke folur për Alpha-n pronari i jahtit e përshkroi Musk si një njeri fisnik dhe të afrueshëm. Sipas Costas Fakinos, Elon Musk ishte veshur shumë thjesht, “madje nuk kishte as orë dhe të gjithë ata shkuan e vizituan ishullin e Apollo-s, dhe i lanë celularët në mjetin lundrues.
Kujtojmë se miliarderi amerikan ndodhet në “Ishullin e Erërave” që të premten dhe po shijon diellin dhe plazhet e bukura të Greqisë. /abcnews.al/