Fermeri e pyet për ligjin 7501, Berisha: Nuk është i drejtë, por atë koncept kisha atëherë

schedule20:53 - 18 Korrik, 2022

schedule 20:53 - 18 Korrik, 2022

Në takimin me fermerët në Belsh, pasditen e kësaj të hëne ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur për ligjin tepër të diskutueshëm, të ndarjes së pronave, 7501.

Një nga fermerët i tha Berishës se ky ligj ka vrarë për së dyti bujkun shqiptar dhe e pyeti nëse ka ardhur momenti për të rrëzuar.

Në përgjigjen e tij, Berisha sqaroi se në atë kohë atë kohë atë koncept kishte dhe se ligji u miratua kundër bindjes së tij. Megjithatë, ish-kryeministri tha se nuk mund të shfuqizohet ligji, edhe pse e cilëon të padrejtë.

Qytetari: Ligji 7501 për ndarjen e tokave pas viteve ’90 besoj se e ka vrarë për së dyti bujkun shqiptar. A se ka ardhur koha për të rrëzuar këtë ligj? Ka ardhur koha që ne të jemi krah fqinjëve tanë të paktën.

Sali Berisha: Mund të më pyesni shumë herë për atë ligj, edhe unë ju them ju, është votuar nga ne në kundërshtim me atë çka unë kisha në bindjen time. Bindja ime, veriu është konservator dhe atje toka është ndarë në mënyrë sipas kufijve të mëparshme pa asnjë lloj problemi. Vijmë tek Shqipëria e mesme. Unë kur isha kryetar partie, 3 muaj. Shkoja në Ndroq, kisha dalë me parrullën toka e të zotit. Nuk kisha ide se mund të bëhej ndryshe.

Fshatarët më thonë se nëse do vazhdosh me këtë, ti nuk do votohesh kurrë nga ne. Zotërit e votës ishte fshati. Shkoja në Korçë dhe Lushnje, gjeja të njëjtin qëndrim. Më thoshin harroje, po të jetë se ti mban konceptin toka e të zotit, nuk ka vota.

Çfarë kishte aty? Regjimi e ktheu fshatin në një rezervat njerëzor, kur kishte 3 familje, u bënë 15 familje. Cila ishte rezerva valutore e shtetit atë vit, ishte 4 milion dollarë. S’kishte asgjë. Çfarë mund të bëhet, mund të stimulohet tregu i tokës. Të them tani se do të zhbëj atë ligj, nuk mund ta marrë përsipër. Sepse janë krijuar marrëdhënie të tjera posedimi 30-vjeçare. Ajo që mund të bëjë qeveria për zmadhimin, të nxisë tregun dhe të kreditojë tregun e tokës.

Mendoj se çdo gjë do gjykohet me kohën. Në kuptimin që po marr një fshat në të cilin në vitet 90’ jetonin 300 banorë. Nëse prej tyre, 200 mbeteshin pa tokë, asnjë lloj potenciali nuk kishte shteti për t’i ndihmuar. Nuk u shpik, por ishte jo i drejtë. Toka e atij që punon dhe jeton aty. Bullgaria, përdori të njëjtin ligj. Ndryshoi më vonë ligjin, por Bullgaria ka sipërfaqe toke për frymë, ka mundësi 10 herë më shumë se Shqipëria. Nëse ka një gjë që ne e kemi pak për frymë, është toka. Është disa qindra metra për frymë, sasia më e ulët tokë për frymë në Europë. Unë e di që s’ka qenë i drejtë ligji, por i ndikuar nga rrethanat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!