Zjarr në malin e Balldrenit, flakët shumë pranë qytetit të Lezhës

schedule20:16 - 18 Korrik, 2022

schedule 20:16 - 18 Korrik, 2022

Një vatër zjarri është ndezur në malin e Balldrenit në Lezhë, mbrëmjen e sotme.

Siç raportin gazetari Gjergji Figuri zjarri është shumë pranë zonë së banuar dhe bizneseve. Zjarri i është afruar lagjes “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.

Flakët kanë marrë përmasa masive dhe po përhapen me shpejtësi.  Zjarrfikesit kanë rrethuar zonën për të mbajtur flakët nën kontroll./abcnews.al