Berisha në Belsh: Po falimentuan fermerët, falimenton Shqipëria

schedule19:20 - 18 Korrik, 2022

schedule 19:20 - 18 Korrik, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar me fermerët e Belshit, ku ka theksuar nevojën për subvencion.

Ai tha se po falimentuan fermerët, falimenton edhe Shqipëria, teksa vuri në dukje se fermerët janë lënë në mëshirë të motit e tregut.

“Kam takuar edhe fermerë të tjerë, kërkojnë subvencion mbi bazën e prodhimit, s’ka gjë më të ndershme se kjo. Rikthehemi prap, Shqipëria në rrezik, po falimentuan fermerët, falimenton Shqipëria. Këtu merrni zero. Serbia subvencionon hektarin 80 herë më shumë se ne. A duhet që t’i themi ndal kësaj rrokullie. S’mund të jenë fermerët njerëz të papërfillur, në mëshirë të motit e tregut. Nëse Kosova ka potencial të japë 400 euro për hektar gruri, Shqipëria ka potencial shumë më të madh, 1.5 herë më të madh potencialin. Por qeverisë nuk ia ndjen, janë një grup njerëzisht të cilët më shumë kujdesen për pasurinë e njëri-tjetrit dhe vetes së tyre dhe nuk kanë preukopim e dhembshuri se djersa juaj shkon dëm”, tha Berisha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!