Nisma për parandalimin e krimeve seksuale diskutohet në Kuvend

schedule16:11 - 18 Korrik, 2022

schedule 16:11 - 18 Korrik, 2022

E depozituar në muajin nëntor të vitit të shkuar, Kuvendi vetëm javën e fundit të kësaj legjistrature, nisi të shqyrtojë nismën ligjore për mbrojtjen e fëmijëve nga ngacmimet e pedofilëve, e propozuar nga deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho. Nisma u mor, siç edhe ajo ka shpjeguar, pas përsëritjes së disa rasteve sakndaloze të ngacmimeve seksuale në shkollat publike të vendit.

Paradalimi, sipas draftit, do të ndodh përmes krijimit të një regjistri me emrat e ngacmuesve.

Në Komisionin e Sigurisë pati debat se kush do të mund të ketë akses në këtë regjistër, megjithatë deputetja Xhixho u shpreh se shkollat janë të parat që do i referohen.

“Punonjësit në shkollat publike dhe private do të shikojnë nëse aplikantët për punë në këto insitucione kanë precedent. Ata do të kërkjnë njësoj si dëshmia e penalitetit, edhe dokument se punëkërkuesit nuk janë ngacmues seksual”, tha Xhixho.

Personat abuzues, sipas propozimit, do të jenë nën monitorim për lëvizjet e tyre.

Komisioni i Sigurisë e miratoi draftin vetëm në parim, ndërsa nga PS-ja ishin propozuar disa amendime dhe miratimi në parlament pritet të ndodh pas shtatorit. /abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!