Abc ishte në shtëpinë e familjes Feraj në fshatin Brataj ku 38-vjeçari Vitrin Çobaj mbajti peng për rreth katër orë anëtarët e familjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës. Fëmijët janë të tronditur, ndërsa tronditjen më të madhe e ka vajza 17-vjeçare e cila sipas policisë është përdhunuar nga 38-vjeçari, tashmë i arrestuar.
https://youtu.be/U7zHuL1-aAo
Gazetari i Abc, Elton Nika bën me dije se vajza bashkë me babain e saj ndodhen në qytetin e Vlorës për të kryer edhe ekspertizën mjeko-ligjore. 17-vjeçara ka probleme të shikimit, por jo vetëm. Edhe fëmijët e tjerë së bashku me babain vuajnë nga të njëjtat probleme me shikimin.
Ditën e djeshme vajza në një prononcim për mediet ka rrëfyer tmerrin e përjetuar.
Ajo thekson se e ka kërcënuar dhe se e ka dhunuar. “Erdhi në shtëpi dhe më mori për bluzë dhe më çoi në një kasolle bagëtish. Dhe pastaj ushtroi dhunë. Jam shumë e trembur. Ia tregova të vërtetën policisë, të gjitha ato që kanë ndodhur. Më ka kërcënuar me thikë në grykë. Uroj që ai zotëria të dënohet njëherë dhe përgjithmonë”, ka rrëfyer vajza.
Lexo edhe: Ngjarja në Selenicë, flet vajza që dyshohet se është përdhunuar: Më kërcënoi me thikë
Çobaj ka shkuar në banesën e shtetasit F. F., 47 vjeç, rreth orës 06:00 të së shtunës, me maskë të kuqë dhe ka kërcënuar me armë çifte familjarët.
Sipas dëshmisë së tyre, mësohet se ai ka tentuar të abuzojë me gruan, por ka abuzuar me vajzën 17 vjeçe, e cila kishte probleme invaliditeti që lidhen me shikimin me aftësi të kufizuar.
Çobaj, i cili ishte nga fshati Vajzë, kishte shkuar një ditë më parë dhe ishte hequr si kasap që donte të blinte një viç.
https://youtu.be/Hh3p5Bvf6To
Sipas dëshmisë së kryefamiljarit, 38-vjeçari ka detyruar gruan që ta lidhë, e më pas e ka lidhur edhe atë vetë.
Ai i ka futur të gjithë anëtarët e familjes në kasolle dhe ka abuzuar me një nga vajzat.
Ka qenë vajza e madhe ajo që ia ka dalë të largohet dhe ka kërkuar ndihmë në lagje, aty ku familja jeton vetëm 30 minuta larg rrugës kryesore. /abcnews.al/