“Na e bane zemrën copash”, boksieri shqiptar mesazh ngushëllimi për vrasjen e Brilant Martinajt: I shkove afër Zotit

schedule21:13 - 17 Korrik, 2022

schedule 21:13 - 17 Korrik, 2022

Boksieri i famshëm Krist Prenga ka për vrasjen e Brilant Martinajt në atentatin e Fushë-Krujës pasditen e sotme.

Përmes një postimi në Intsagram, Prenga shpreh dhimbjen që ndjen për 22-vjeçarin, i cili mbeti viktimë pas një breshërie plumbash.

“Na e bane zemrën copash Brilant. Copash o vëllai jonë. Ne ma t’mirën ditë e ma t’mirën moshe i shkon afër Zotit. Tu prehtë shpirti në paqë. Ngushëllime miqtë e mi Zoti ju forcoftë ?”, shkruan boksieri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kristian Prenga (@kristprenga)

Nuk dihet nëse mes tyre ka lidhje familjare apo shoqërore.

Diklen Vata dhe Besmir Hoxha mbetëm gjithashtu viktima të atentatit të sotëm. Drejt tyre u qëllua nga një automjet në lëvizje. Makina tip “Volswagen Passat” me të cilën lëviznin viktimat shpërtheu në flakë dhe Martinaj me Hoxhën u shkrumbuan totalisht. Ndërsa Diklen Vatan në tentativë për tu larguar u qëllua jashtë automjetit, ku i gjet dhe i vdekur. Policia dyshon se kanë qenë 4 persona autorë të ngjarjes ndërsa ka nisur kërkimet për kapjen e tyre./Abcnews.al/